Bota

Fatmir Gjeka komenton deklaratën e kryeministrit malazez Krivokapiç: ‘Njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje

8 Mars 2021, 16:50 Nga DOSJA
Fatmir Gjeka komenton deklaratën e kryeministrit malazez Krivokapiç:

MAL I ZI- Kryetari i Partisë Demokratike në Mal të Zi, Fatmir Gjeka ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç se ai kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës.

Sipas Gazetës Express, ai ka thënë se deklarata Krivokapiç është e paarsyeshme dhe e dëmshme në një situatë kur njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe.

“Në një situatë kur është vetëm çështje kohe para se Serbia të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, deklarata e kryeministrit malazezas, Zdravko Krivokapiç për mediat e Beogradit në lidhje me Kosovën është e paarsyeshme dhe e dëmshme”,– tha anëtari i koalicionit shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Gjeka.

”Së pari, për qeverinë e tij të brishtë dhe atë personalisht, sepse kjo minon pozicionin e tyre si në nivelin ndërkombëtar dhe rajonal, ashtu edhe brenda vendit tonë. Sepse beteja për Kosovën ka mbaruar. Ai që nuk e kupton këtë, i ka humbur koha dhe hapësira në të cilën jeton. Prandaj, i dashur kryeministër, ju mbërritët vonë në Kosovë”,- tha Gjekaj.

Kryeministri malazezas tha dje se për një pjesë të popullsisë, Kosova është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë. Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fatmir gjeka zdravko krivokapić fatmir gjeka zdravko krivokapić

Sondazh

Poll