Politike

LARGIME edhe nga PD/ Xhemal Gjunkshi nuk do të jetë në listë për deputet, caktohet koordinator kombëtar për sigurinë

8 Mars 2021, 17:56 Nga DOSJA
LARGIME edhe nga PD/ Xhemal Gjunkshi nuk do të jetë në listë

TIRANË- Pas Eno Bozdos, edhe Xhemal Gjunkshi nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 si kandidat në lista. Para djegies së mandatit ai ishte deputet i qarkut Dibër.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjunkshi është caktuar në postin e koordinatorit kombëtar për sigurinë.

Por çfarë pritet të ndodhë sot?

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të thërrasë sot pasdite Kryesinë e Partisë Demokratike me të cilët do të diskutojë listën e kandidatëve për deputetë. Mbledhja do të zhvillohet fizikisht me 28 anëtarët e kryesisë, ndërsa në një mbledhje online, Basha do të diskutojë me 343 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Pas këtij procesi, pritet prezantimi i kandidatëve në një ceremoni të veçantë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike xhemal gjunkshi xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll