Politike

Rama mbledh gratë në PS për 8 mars! ‘Ndahet’ me dy deputetet, i kujton takimin e parë Gjermenit: Kapte kokën me duar dh

8 Mars 2021, 15:28 Nga DOSJA
Rama mbledh gratë në PS për 8 mars! ‘Ndahet’ me dy

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste koleget për t’i uruar festën e 8 marsit. Mes tyre ishin edhe dy deputetet që kanë vendosur të mos kandidojnë më në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Eglantina Gjermani dhe Vasilika Hysi. Rama u ndal gjatë tek dy socialistet, duke kujtuar edhe momentet kur ka pasur takimet e para me to, për t’i bindur që t’u bashkohen Partisë Socialiste.


PJESË NGA BISEDA: 

Edi Rama: Kam pasur fatin e madh që t’i kemi përgjatë gjithë kësaj rruge. Për arsyet e tyre të mirëkuptueshme, kërkuan që të lënë radhë. Kjo ishte kërkesa. Eglantina para disa kohësh më takoi dhe më tha; dua të ndërroj edhe njëherë jetë, e ndërrovë njëherë kur erdha nga Shoqëria Civile në Parlament, dhe tani dua ta ndërroj edhe njëherë se kam akoma fuqi. Pastaj erdhi Vasilika, mu rritën kalamajtë më tha. Janë gati për të marrë stafetën. Që nga Etilda, tek Klotilda, tek djali i madh Toni. Ka nja kalamaj. Me shumë përulësi dhe mirënjohje kam porositur dy tufa më të mëdha se të tjerat. I thashë që Vasilikën dua një tufë më të madhe se Vasilika. I janë afruar. Meqë donit t’ua linit rrugën të rinjve, morëm Luljetën dhe Najadën. Se janë brezi më i ri. Besoj që nuk keni vërejtje? Kalamajtë e tu nuk u bënë gati për të hyrë në vijën e parë të garës.

Gjermeni: Në një nga trajnimet që kemi bërë, trajneri na tha që kur mos të kesh emocione duhet të ikësh nga politika.

Edi Rama: Dmth po ikën para kohe?

Gjermani: Po e vërtetë është! Po iki para kohe. Ka qenë përvojë e jashtëzakonshme. I jam mirënjohëse gjithkujt që më ka mbështetur.

Vasilika Hysi: Në 12 vite edhe unë si Luli dhe Najada që nuk kishim lidhje nga politika, hymë në politikë dhe kontribuuam. PS është vizion dhe ka nevojë për gra e vajza, edhe për burra që të shërbjnë. Falenderoj të gjithë mbështetësit e PS. Kur kam hyrë për të plotësuar formularin më ra kati i dytë i PS në kokë. Kur ra telefoni atë ditë, lexoj Edi Rama. Bobo thashë! Po pija kafe në Bllok, sa kisha fituar një gjyq dhe më tha për një kafe. Dhe më tha do të të marr, do bëhesh pjesë e skuadrës. U çudita por nuk kam qenë fare e qetë. Thosha ishalla nuk më merr më në telefon. Bashkëshortit i merrja këshilla si ta refuzoja por pa shkaktuar lëndim. Këmbënguli fort dhe më mori. Në PS ka nevojë për njerëz që japin shumë në fushën e tyre.

Rama: Vasilika do të të thotë është se obobo si mund të hyj unë aty? S’mund të bëhem ashtu. Unë iu thashë që dua të të bëhet PS si ju dhe jo ju si PS. Sot je më e gatshme për t’u bërë risi sesa ishe atëherë. Kështu që… Po del e pasuruar por jo e transformuar. Po ti Tina e mban mend takimin e parë?

Gjermani: Ka qenë këtu në PS. Më keni ftuar për kafe. Përgjigjia ime ka qenë “jo”. Gjithmonë kam ndihmuar gratë për të hyrë në politikë, por për veten timë nuk kisha aspiruar. Nuk besoja se mund të mbijetoja në politikën shqiptare. Politika duhet të jetë më njerëzore, më me argumenta, pa agresivitet. Mendoja që të sillnim një ndryshim.

Edi Rama: Nuk e tregove as atë takimin tjetër dhe tjetër,…Kapte kokën me duar dhe thoshte jo mo jo. nuk besoj që jhe penduar?

Gjermani: Jo! Më the, ke mbështetur gjithë këto gra dhe nuk hyn për vete, si do u dalësh përpara?

Edi Rama: Tinës në një moment i ra pjesa më e vështirë sepse i thashë, dua të shkosh në Krujë sepse ka nevojë të çlirojmë gra dhe vajza. Bo tha… Prapë unë. Po ti i thashë se gruan time nuk e çoj dot, edhe pse është gjysmë tiranse dhe gjysmë krutane. Ti do shkosh. Mos t’ju mbaj fjalime se do ketë prapë sonte. Para se të prezantoja unë Tinën, pyes një grua që ishte prej kohësh në PS. I them; kam përshtypjen që e njeh Eglantina Gjermenin, e njoh tha dhe më tha fjalë të jashtëzakonshme. Kur doli emri i Tinës, nuk më foli për ca kohë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 8 marsi edi rama 8 marsi edi rama

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 14:17

Emrat që ikin e vijnë nga lista e PS në 7 qarqe

TIRANË– Ora 19:30 do ta gjej shtabin elektoral socialist dhe kryesinë e partisë përballë Edi Ramës në finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë që d...