Politike

Festa e 8 Marsit/ Basha mesazh të veçantë: Ju, gratë e Shqipërisë, jeni forca e vendit tonë. Gëzuar!

8 Mars 2021, 15:33 Nga DOSJA
Festa e 8 Marsit/ Basha mesazh të veçantë: Ju, gratë e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ditën ndërkombëtare të grave ka përcjellë një mesazh të veçantë.

 Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha teksa ka ndarë disa foto në rrjetet ku shihet duke u dhuruar grave lule, shkrun se gratë e Shqipërisë janë forca e vendit tonë.

Po ashtu ai ka shtuar se me gra të forta Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë, duke shtuar se këto të fundit kanë nevojë për një qeveri më të mirë.

“Urimi i kryetarit Basha për 8 Marsin: Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet të kujtojmë se: Ju, gratë e Shqipërisë, jeni forca e vendit tonë. Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë. Me gra të forta – Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë, dhe ne padyshim që kemi shumë sfida përpara nesh. Ju meritoni një qeveri më të mirë. Një qeveri që kujdeset për ju. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave shqiptare!“- shkruan ai. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 8 marsi lulzim basha 8 marsi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 14:17

Emrat që ikin e vijnë nga lista e PS në 7 qarqe

TIRANË– Ora 19:30 do ta gjej shtabin elektoral socialist dhe kryesinë e partisë përballë Edi Ramës në finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë që d...