Politike

Rama njofton largimin e Eglantina Gjermenit nga Partia Socialiste

8 Mars 2021, 15:09 Nga DOSJA
Rama njofton largimin e Eglantina Gjermenit nga Partia Socialiste

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur largimin e Eglantina Gjermeni nga Partia Socialiste. Në një status në rrjetet sociale, Rama ka bërë me dije se Gjermeni i është bashkuar Vasilika Hysit, e cila pak ditë më parë deklaroi se nuk do të kandidojë më në në listat e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, Rama shkruan se si Gjermeni edhe Hysi, me profesionalizëm përfaqësuan Partinë Socialiste për 12 vite rresht, por tani nuk do të jenë më pjesë e saj.

Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni,”- shkruan Rama. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eglantina gjermeni largohet eglantina gjermeni nga ps-ja vasilika hysi eglantina gjermeni largohet eglantina gjermeni nga ps-ja vasilika hysi

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 14:17

Emrat që ikin e vijnë nga lista e PS në 7 qarqe

TIRANË– Ora 19:30 do ta gjej shtabin elektoral socialist dhe kryesinë e partisë përballë Edi Ramës në finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë që d...