Politike

U zyrtarizua sot si kandidat për deputet i LSI-së, arrestohet Sokol Skura, po drejtonte makinën në gjendje të dehur

8 Mars 2021, 13:58 Nga DOSJA
U zyrtarizua sot si kandidat për deputet i LSI-së, arrestohet Sokol

TIRANË– Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim që u fut zyrtarisht në listën e Elbasanit, Sokol Skura është arrestuar një natë më parë nga policia dhe ndodhet në qeli. Mësohet se Skura është prangosur teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 

Sipas policisë, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.

Kjo nuk është hera e parë që Skura vihet në pranga. Në vitin 2015, Skura është arrestuar nga Policia, pasi ka qenë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe ka përplasur një këmbësor për vdekje.

Sokol Skura ka qenë pjesë e Partisë Socialiste që në vitin 2015, nga ku më pas është larguar për t;ju bashkuar Lëvizjes Soicaliste për Integrim. Në vitin 2015, ai është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Kryemadhi kryeson në Fier, Elbasan e Tiranë, Durrësi kryesohet nga Elona Guri, LSI nxjerr në frontin përballë PS në Berat Ardit Çelën

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sokol skura sokol skura

Sondazh

Poll