Sport

Laporta: “Kam filluar që mbrëmë bisedimet me Messin”

8 Mars 2021, 11:04 Nga DOSJA
Laporta: “Kam filluar që mbrëmë bisedimet me Messin”

SPANJE – Joan Laporta është presidenti i ri i Barcelonës. Ish-numri 1 “blaugrana” midis viteve 2003 dhe 2010, do të qëndrojë në detyrë për gjashtë vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet e zhvilluara këtë fundjavë ai fitoi bindshëm me 78.85% të votave. Më saktësisht, ai mori 19 675 vota.

Pas Laportas u renditën Víctor Font me 10 598 preferenca dhe Toni Freixa me 3399, ky i fundit një mbështetës i hapur i ish-presidentit Bartomeu. Për kreun e ri të klubit “blaugrana” votoi edhe Lionel Messi.

Me triumfin e tij mbrëmjen e djeshme, Laporta kthehet për të mbajtur pozicionin që e ka mbuluar në një periudhë që përkon me sukseset e mëdha të Barcelonës më të mirë në histori, të asaj skuadre spektakolare që drejtohej nga Pep Guardiola.

Hapi i parë, dhe më i rëndësishmi, drejt një rilindjeje të Barcelonës, do të jetë bindja e Lionel Messit për të qëndruar me “blaugranat”.

Laporta, në fakt, u shfaq shumë i sigurt kur u pyet nëse do ta telefonojë babanë e Messit, Jorgen, pasi të fitojë zgjedhjet: “Nuk do të pres të nesërmen. Mund të flas me të që sonte. Nata është e gjatë”.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2021, 19:49

Benzema ndan në paqe derbin e Madridit

SPANJE – Atletico Madrid nuk e vrau dot garën për titull në La Liga pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Realit të Madridit në supersfidën ...