Politike

’47 ditë deri më 25 prill’/ Basha rendit taksën progresive si një ndër 100 dështimet e Ramës

8 Mars 2021, 08:02 Nga DOSJA
’47 ditë deri më 25 prill’/ Basha rendit taksën

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë në lidhje me taksën progresive, duke publikuar raportin e FMN-së, sipas të cilit kjo taksë rëndon më shumë shtresat e varfra dhe të mesme.

Në shënimin e ditës së sotme “47 ditë deri më 25 prill”, Basha ka renditur si një ndër 100 dështimet e Ramës, taksën progresive.

“Edi Rama e ka cilësuar taksën progressive taksim të ndershëm. A është realisht kështu? – pyet Basha dhe përgjigjet : “Përgjigja: Jo” dhe citon një raport domethënës të FMN për tatimin progresiv mbi pagën në Shqipëri, sipas së cilit “rëndon më shumë shtresat e varfra dhe të mesme”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll