Politike

Apeli i fundit i ambasadores amerikane, Kim: Shqiptarët duan lista të pastra, do kuptojmë nëse liderët e kanë kuptuar mesa

7 Mars 2021, 20:07 Nga DOSJA
Apeli i fundit i ambasadores amerikane, Kim: Shqiptarët duan lista të

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të fortë kur vetëm pak orë na ndajnë nga dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kim shkruan se pas dorëzimit të listave do të mësojë nëse liderët e partive e kanë marrë mesazhin e dhënë qartësisht nga Amerika për kandidatë të pastër. Më tej, ambasadorja amerikane shkruan se përgjegjës për emrat e zgjedhur do të jenë vetëm drejtuesit e partive, ndërsa shpreh edhe njëherë mbështetjen ndaj KQZ-së.

Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet 25 prillit. SHBA-të kanë qenë jashtëzakonisht të qarta në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër. Kështu kanë qenë edhe votuesit shqiptarë. Shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria, kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit e shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendimet e vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe të prosperuar për Shqipërinë. Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve teksa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë,”-shkruan Kim.

Mesnata e 8 marsit do të shënojë afatin e fundit të dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga partitë politike. Prej ditësh në media qarkullojnë emra dhe lista, por deri më tani puna ende vijon pasi partitë ende janë duke punuar për përpilimin e renditjes së emrave që do të publikohen zyrtarisht nesër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet e 25 prillit 2021 yuri kim zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 12:24

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, ku dhe nuk kanë...