Politike

Flamur Noka takim me mësuesit: Nën qeverisjen demokratike, rrogat do të jenë 700 Euro

7 Mars 2021, 16:12 Nga DOSJA
Flamur Noka takim me mësuesit: Nën qeverisjen demokratike, rrogat do

KAMËZ–  Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Kamëz, Flamur Noka në takimin me mësues dhe përfaqësues të arsimit diskutoi rreth çështjeve dhe problematikave më shqetësuese të arsimit në të gjithë vendin.

Duke vlerësuar kontributin e çmuar të mësuesve, Noka u shpreh se sot, për fat të keq, Shqipëria po përballet me një arsim të shkatërruar, duke ia hedhur “fajin” kryeministrit Edi Rama. Noka foli gjithashtu edhe për programin e PD për arsimin, duke premtuar se nuk do të ketë rroga nën 700 euro për mësuesit.

Asnjë investim, asnjë kontribut, qoftë tek ju si aesimtarë për t’ju ndihmuar në punën tuaj, qoftl edhe në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Arsimi, jo vetëm në Kamëz, por kudo është në gjendje të mjerueshme. Është e dhimbshme të shohësh, se si pas 8 vitesh qeverisje, Rilindja shet si investim te saj, rikonstruksion e një shkolle të financuar nga UNDP. Aq të paskrupuj janë, sa përfaqësuesit e UNDP u detyruan të reagojnë, duke u thënë se investimi nuk është i qeverisë, por i UNDP. Reforma jonë në arsim do të bazohet në disa pika kryesore. Do të rrisim pagat për të gjithë mësuesit. Në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të kete rrogë mësuesi nën 700 euro. Ky është një zotim i studiuar dhe me Lulzim Bashën kryeministër, do të bëhet realitet. Ne do të bëjmë gjithçka që dinjiteti i mësuesit të mos nëpërkëmbet, siç ka ndodhur në këta 8 vjet. Do të bëjmë gjithçka që kushtet e mësimdhënies të jenë optimale,”-u shpreh Noka.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 7 marsi flamur noka 7 marsi flamur noka

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 12:24

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, ku dhe nuk kanë...