Politike

E sfidoi publikisht! Veliaj i përgjigjet Grida Dumës nga Rrogozhina: Harron se ne “e rrahëm” në Tiranë e Durrës

7 Mars 2021, 17:49 Nga DOSJA
E sfidoi publikisht! Veliaj i përgjigjet Grida Dumës nga Rrogozhina:

RROGOZHINË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Rrogozhinë, ku edhe zhvilloi një takim me qytetarët, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit. Veliaj tha se socialistët e kanë të shenjtë detyrën dhe nuk e lënë në mes, duke mos i kursyer “kunjat” ndaj ‘kundërshtares’ demokrate, Grida Duma, e cila e sfidoi publikisht. 

“Listën tonë për qarkun e Tiranës do ta drejtojnë dy profesoresha. Një prej tyre është Luljeta Bozo, profesoresha e Inxhinierisë së Ndërtimit, që dhe në atë moshë është më e papërtuar se disa çupëlina që vijnë këtej vërdallë. Kur e dëgjova atë që kemi përballë që tha: “E sfidoj Erionin të kandidojë në Rrogozhinë e në Kavajë”, nuk e di pse harron që ne “e rrahëm” në Tiranë, ku ka pasur humbjen më të madhe te Njësia 1. Harron që ne “e rrahëm” edhe në Durrës me mbi 10 mijë vota diferencë. Harron që e la vetë mandatin dhe sot kërkon të kthehet në detyrë. Zysh Luljeta nuk e lë kurrë detyrën. Nuk e la kur ra tërmeti e jo më ta lërë siç bëri Grida me shokët e vet që për një kapriço thanë: “s’fituam ne, po ikim nga loja”. Kjo nuk është lojë për fëmijë, është përgjegjësi. Për çfarë janë këto sfida dhe pse i lini detyrat përgjysmë? Kjo është pyetja që duhet t’ju bëjmë atyre, sidomos një mësuese që nuk e lë kurrë orën e mësimit apo një doktoreshë që nuk e lë kurrë sallën e operacionit nuk duhet të mbështesin politikanë që lënë përgjysmë detyrat e tyre dhe atë që populli i kërkoi të çonin deri në fund,”-tha ai.

Më pas, Veliaj ka ironizuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke shtuar se motoja e socialistëve është vetëm puna. 

“Motot i kemi të ndryshme. Luli e kishte moton: “Ta bëjmë ditën natë!” Sigurisht, kur e ke mendjen te gjumi do të bësh ditën natë. Motoja jonë është ta bëjmë natën ditë. Të mundohemi të punojmë deri vonë dhe të kemi sa më shumë rendiment me gjithë angazhimin dhe energjinë pozitive që kemi,”-deklaroi Veliaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj erion veliaj ne rrogozhine erion veliaj erion veliaj ne rrogozhine

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 12:24

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, ku dhe nuk kanë...