Politike

Alfred Peza refuzon ftesën e Ramës për deputet: Nuk është për mua ajo karrige!

7 Mars 2021, 14:45 Nga DOSJA
Alfred Peza refuzon ftesën e Ramës për deputet: Nuk

TIRANË– Kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka propozuar Alfred Pezës që të përfshihet në listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Lajmin e ka bërë me dije vetë Peza, i cili bën me dije se nuk e ka pranuar ftesën e Ramës, teksa shton se ka vendosur që të tërhiqet me pretendimin se “karrigia e deputetit nuk është më për të në këtë fazë të jetës”.

“Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depuetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise. Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores! Urime dhe suksese te gjitheve! Se bashku per Shqiperine!,”-shkruan ndër të tjera ai.

Statusi i plotë:

Të dashur miq! Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit. Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas. Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nënvizoi se në debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje në mbështetje të punës së kësaj maxhorance, por pa e shkelur kurrë etikën dhe pa i hyrë kurrë në hak partizançe palëve të tjera. E falenderova Edi Ramën për këtë interesim, që e konsideroj të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje. Por refuzova! I thashe kryeministrit dhe po ju’a them te gjitheve se jam ndjere i privilegjuar qe kam perfaqesuar edhe me pare, vullnetin elektoral te qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise. Por karrigia e deputetit nuk eshte per mua ne kete faze te jetes dhe aktivitetit tim! Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depuetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise. Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores! Urime dhe suksese te gjitheve! Se bashku per Shqiperine!

Partitë politike në vend janë të përfshira në “ethet” e çasteve të fundit të përgatitjes së listave që do të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 25 prillin. Peza është një prej personazheve të shumtë nga radhët e socialistëve që kanë hequr dorë nga garimi në zgjedhje. Aktualisht ai mban postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred peza edi rama zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 alfred peza edi rama zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 12:24

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, ku dhe nuk kanë...