Politike

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për aeroportin e Rinasit, interpelancë mes ministres së Kulturës dhe deputetit Roshi. Soci

8 Mars 2021, 07:13 Nga DOSJA
Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për aeroportin e Rinasit,

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 84 vota dekretin e presidentit Ilir Meta për koncesionin e aeroportit të Rinasit. Me shumicë vote, deputetët kanë vendosur që të rrëzojnë dekretin e Metës, ndërkohë që gjatë seancës së sotme nuk kanë munguar as debatet. Po ashtu janë miratuar 4 projektligjet dhe 3 projektvendime. 

Fillimisht kryeparlamentari Gramoz Ruçi u përplas me deputetin Kostaq Papa, i cili kërkoi që të gjenin një zgjidhje për kartat e skaduara të identitetit, ndërsa më pas përplasje pati mes Artur Roshit dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti. Roshi risolli edhe njëherë debatin për censurimin e filmave të prodhuar gjatë regjimit komunist, ndërsa ministrja iu kundërpërgjigj se vlerësuesi i tyre do të ishte vetëm publiku.

Por më pas, kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi zbuti ‘gjakrat’ me maxhorancën, duke uruar koleget për festën e 8 marsit. Ai kishte përgatitur një dhuratë të veçantë për ministren e Bujqësisë, Milva Ekonomi. Gjuzi, i dhuroi Ekonomit, një trëndafil të verdhë. Megjithatë paqja për të nuk zgjati shumë pasi edhe vetë ai shkëmbeu batuta me zv.kryeparlamentaren Vasilika Hysi, të cilës i kujtoi faktin që nuk do të ishte pjesë e listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. 

Debati më pas kaloi tek çështja e radhës në rendin e ditës,  ishte Vettingu në Polici. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj e cilësoi si dështim, duke shpjeguar se ndryshimet në ligj duheshin edhe për të përshpjetuar procesin. Pas saj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku adresoi pretendimet e presidentit Ilir Meta lidhur me kohën e negocimit, duke hedhur poshtë akuzat për ndryshim të aksionerit. Po ashtu gjatë seancës së sotme, u mësua edhe një largim nga salla e Kuvendit. Ralf Gjoni deklaroi para të gjithë kolegëve se nuk do të kandidonte për një mandat tjetër në Parlament, duke ‘shfryrë’ edhe njëherë ndaj partive të mëdha politike. 

(k.m/A.B)/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 8 mars 2021 seance plenare 8 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 12:24

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, ku dhe nuk kanë...