Politike

‘Unë dhe vëllau im Thaçi kemi marrë vendime, periudha e Skënderbeut ka qenë e lavdishme, sot kemi synime të tjera…’

7 Mars 2021, 14:35 Nga DOSJA
‘Unë dhe vëllau im Thaçi kemi marrë vendime,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin se ka dhënë një intervistë për portalin “Bota Sot.info“. Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se nuk ka dhënë asnjë prononcim për median në fjalë, duke e konsideruar si maskarallëk dhe të gënjeshtërt.

“Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!,“-shkruan Rama ndër të tjera.

Edi Rama : Unë dhe vëllau im Thaçi gjithmonë jemi konsultuar dhe i kemi marr vendimet më të mira që mund të ekzistojnë për popullin shqiptar. Ne nuk duhet të orientohemi vetëm drejt EU dhe SHBA, por synim duhet ta kemi edhe botën tjetër. Çka të keqe nëse ne bashkëpunojmë me Turqinë, Serbinë, Rusinë, Kinënën dhe shtetet të tjera me ndikim. Ne kemi nevojë për miq dhe nuk duhet të kufizohemi vetëm në perendimin dhe prej tyre të presim çdo zgjidhje.

Ndërsa në një pikë tjetër të “intervistës”, numri një i qeverisë shqiptare flet për marrëdhënien me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. 

PJESË NGA INTERVISTA:  

Zoti Rama, për hapa të tillë strategjik që po i përmendni, shqiptarët mendojnë se janë të gabuar, po ne t´i kthehemi marrëveshjes me Erdoganin. A do të thotë kjo se ju me rishikimin e historisë figurën e Gjergj Kastriotit do ta degradoni?

Edi Rama : Jo aspak. Gjergj Kastrioti do të mbetet aty ku qëndron me shekuj. Vendi dhe roli i tij është pranuar edhe nga evropianët, prandaj ai si figurë e rolit historik do të mbetet aty. Periudha e tij ka qenë e lavdishme, po sot kemi tjera synime. Ne duhet të ecim përpara dhe ta rrisim prosperitetin e popullit.

Ndërkohë që Rama ka reaguar për intervistën, ende nuk ka asnjë ‘sinjal’ nga media për të sqaruar se për çfarë bëhet fjalë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama intervista fake e rames edi rama intervista fake e rames

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2021, 12:24

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, ku dhe nuk kanë...