Politike

Politika uron 7 marsin/ Rama: Më e mira po vjen! Basha: Uroj mësuesit dhe nënë Zikon. Meta nderon pedagogët (ZHVILLIMET-MES

7 Mars 2021, 11:50 Nga DOSJA
Politika uron 7 marsin/ Rama: Më e mira po vjen! Basha: Uroj mësuesit

TIRANE- Sot Shqipëria kremton 134-vjetorin e hapjes së mësonjtores së parë Shqipe, një nga ngjarjet historike që ka shënjuar përpjekjet e kombit shqiptar për të krijuar shkollën e parë shqipe. Këtë vit për shkak të pandemisë, mijëra mësuesë e kanë të pamundur festimin e 7-marsit, por sërish politika siç ndodh përvit nuk i ka kursyer urimet, kësaj here vetëm virtuale. I pari që e nisi ditën me një urim ishte kryeministri Edi Rama. Në një video në rrjetet sociale ku reklamoi shkollat e rindërtuara, Rama shprehet i sigurt se pavarësisht vështirësive më e mira po vjen. 

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha e pati një urim. Por urimi i Bashës ishte i dyfishtë. Kryedemokrati uroi bashkë me  të bijën, Viktorian të gjithë mësuesit e Shqipërisë por edhe nënën e tij, e cila është arsimtare. Ndërkohë që urimi erdhi edhe nga presidenti Ilir Meta. Me rastin e 7 Marsit, Meta ka zgjedhur që të nderojë me dekorata disa mësues dhe pedagogë të shquar korçarë, një pjesë e të cilëve pas vdekjes.

Shkolla e parë shqipe u hap më 7 Mars 1887 në Korçë dhe kontributi kryesor ishte i shumë rilindasve, mes tyre edhe vëllezërit Sami e Naim Frashëri. Shkolla kishte për synim përhapjen e gjuhës shqipe në të gjithë trojet e banuara nga shqiptarë. 

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 7 mars 2021 edi rama ilir meta lulzim basha 7 mars 2021 edi rama ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll