Politike

Iu dorëzua çmimi, Rama: Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film. E dëshmon dhe mungesa e kravatës time, nuk

6 Mars 2021, 08:57 Nga DOSJA
Iu dorëzua çmimi, Rama: Nuk e di nëse e meritoj!

ITALI– Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Këshilli i Pulias se nuk e priste aspak që të nderohej me çmim. Rama nisi fjalimin e tij duke thënë se nuk e di nëse e meriton një vlerësim të tillë, i cili i erdhi në mënyrë të papritur.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se mikëpritja ishte befasuese, duke e krahasuar me një film. Madje Rama tha se nuk kishte kohë, duke thënë se nuk mundi të vinte as kravatën.


DEKLARATA:

Nuk e di nëse unë me të vërtetë e meritoj të gjithë këtë, jam me të vërtetë i suprizuar nuk është një fjalë e përshtatshme kjo. Është një mikëpritje befasuese, dëshmon dhe mungesa e kravatës time, as nuk munda ta vija, zbrita nga avioni, mu duk si një film i bukur.

Meqënëse është në traditë që duhet të flasësh kur merr cmim, më duhet ti përshëndes të gjithë, i dallova ato që janë në sallë dhe pse janë me maska. Kur po i shikoja këto pamje që i pashë më para, po mendoja se është gjithmonë dhe më e pabesueshme të besosh që ishim ne. Ne shqiptarët që jetojmë në ditët e sotme. Sepse duhet një histori që ka ndodhur mijëra vite më para. Sigurisht që kanë ndodhur ndryshime, dhe në Shqipëri kanë qënë të pabesueshme. Ajo që i bën të gjithë të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërriten me ato anije dhe që sot janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie. Për ne, Italia ishte një ëndërr. Unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë e më thoshte shqipja është gjuha jote, italishtja është e kaltra. Italia ishte ekrani i vogël ai i Rait. Në atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Shqipëri pasi kishim zhurmuesin, ishim shumë të lumtur kur shkonim te gjyshja për të parë Rain.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne itali rama ne itali edi rama ne itali rama ne itali

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2021, 21:17

TIRANË- Janë mbushur plot 30 vite nga eksodi i parë i madh i shqiptarëve drejt brigjeve italiane.Gjatë natës së 6 -7 marsit të tridhjetë viteve më parë, rr...