Politike

Rama nderohet me çmimin ‘Rrënja e Pulias’ në Itali, kryetari i Këshillit i jep dhuratën: Është i madh, në përmasat

6 Mars 2021, 08:49 Nga DOSJA
Rama nderohet me çmimin ‘Rrënja e Pulias’ në Itali,

ITALI– Kryeministri Edi Rama është nderuar në Itali me një çmim.  Kryetari i Këshillit të Pulias Michele Emiliano, i ka dhënë Ramës një çmim që siç tha u jepet vetëm puliezëve.

“Rrënja e Pulias” quhet çmimi që iu dha Ramës, “një puliezi me shtetësi shqiptare” siç tha dhe Michele Emiliano. Ky i fundit i tha se çmimi është i madh, mirëpo është në përmasat e tij.

Michele Emiliano: Kryeministri Rama nuk e pëlqen retorikën, e di që po e bezdis, do të thotë po flet si shumë Mikele. Ja pse unë sot do ti them të gjitha këto, të kam ndjerë afër, duke i qëndruar popullit pranë pandemisë. Ti e njeh këtë rajon, si pak të tjerë, e njeh mënyrën tonë të të qënit, ti sikurse e the ndihesh një pjesë e këtij komuniteti, ashtu si ne ndjejmë Shqipërinë.

Nuk ta thamë më parë, por kemi një suprizë të vogël, çmim që i jepet një Puliezëvë. Po ia japim një puliezi por me nënështetësi shqiptare.Rrënja e Pulias, nëse do ta pranosh, nëse do të mbrosh tokën time, përvec tëndes. Motivi është ky në emër të afërsisë mes Pulisë dhe Shqiptarëve.

Çmimi është i madh por është për përmasat e tua, në masën tënde. Duke pasur parasysh dhe emrin e tij, ka të bëjë me një rrënjë. Ky është emri i artistit dhe kjo është rrënja e Pulias. Faleminderit dhe për dashurinë që na ke dhënë gjithmonë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne itali rama ne itali edi rama ne itali rama ne itali

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2021, 21:17

TIRANË- Janë mbushur plot 30 vite nga eksodi i parë i madh i shqiptarëve drejt brigjeve italiane.Gjatë natës së 6 -7 marsit të tridhjetë viteve më parë, rr...