Politike

DITA E DYTË/ Rama nderohet me çmimin ‘Rrënja e Pulias’, mbyll vizitën në Itali me kërkesën e qartë: Shqiptarëve tu

6 Mars 2021, 08:34 Nga DOSJA
DITA E DYTË/ Rama nderohet me çmimin ‘Rrënja e

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka mbyllur ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, për 30-vjetorin e fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias me kërkesën që shqiptarëve tu njihen kontrobutet për pensionet. Sot, u zhvillua ceremonia në nder të kësaj dite, në Këshillin Rajonal të Pulias. Rama ishte prezent dhe krah tij ishin ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio dhe Kryetari i Këshillit, Michele Emiliano.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ishte i pari që foli në ceremoni, aty ku u shpreh se Bashkimi Europian nuk duhet ta quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë. Gjatë fjalës së tij, Di Maio shtoi se sot marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë është më vllazërore dhe të dyja vendet i janë gjendur pranë njëra-tjetrës, ku përmendi rastin e tërmetit dhe dërgimin e mjekëve shqiptarë atje.

Më pas Ramës iu dorëzua çmimi ‘Rrënja e Pulias’. Kryetari i Këshillit të Pulias Michele Emiliano, ishte ai që i dorëzoi çmimin Ramës, duke thënë se i jepej vetëm puliezëve. Emiliano tha se çmimi është i madh, mirëpo është në përmasat e tij.

Gjatë fjalës së tij Rama falenderoi shtetin fqinj, për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë gjatë kohërave të vështira. Kreu i qeverisë tha se i kanë bërë pritje befasuese, teksa theksoi se Italia ka qenë gjithmonë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Ndër të tjera Rama ndau në Këshill një histori, për një politikan të huaj i cili kishte ardhur në Tiranë mirëpo kishte frikë të lëvizte në qytet pa masa ekstreme, si makina të blinduara apo njerëz të armatosur. Kryebashkiaku i Barit Antonio Decaro i dhuroi ikonën e shenjtores Shën Nikolla. Rama në fjalën e tij ka theksuar se mes Italisë dhe Shqipërisë nuk ka më kufij fizik dhe as mendor, që sipas tij e dëshmon edhe ardhja e shumë italianëve që të jetojnë dhe investojnë në vendin tonë.

Më pas Rama shkoi në Brindis, aty ku u prit me ceremoni gjithashtu. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që data 7 mars të kthehet në një ditë përkujtimore në Brindisi në kuadër të eksodit të shqiptarëve në Itali. I pranishëm në Brindisi, Rama tha se dëshiron që çdo shtatë mars, autoritetet shqiptare të vijnë e të thonë faleminderit për mikpritjen që kanë pasur nga Italia. Rama tha se Italia është kthyer një pikë historike tashmë për shqiptarët. Rama kërkoi që në Itali shqiptarëve të kenë njohjen e kontributeve për pensionet, teksa shtoi se është një problem që duhet zgjidhur nga qeveria italiane.

Kreu i qeverisë kujtoi kohërat kur ishte fëmijë dhe shikonte Antena Sud në Vlorë, gjatë pushimeve verore. Ai bëri edhe një kërkesë për politikanët italianë teksa shtoi se nuk duhet të kenë më frikë nga varkat, por t’i shohin ato si hapje ndaj botës. Rama mbërriti në tokën italiane ditën e djeshme, në kudër të vizitës dy ditore për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të marsit 1991. Ai zbriti në Bari, ku u prit nga Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio dhe kryetari i Bashkisë, Michele Emiliano.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne itali rama ne itali edi rama ne itali rama ne itali

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2021, 21:17

TIRANË- Janë mbushur plot 30 vite nga eksodi i parë i madh i shqiptarëve drejt brigjeve italiane.Gjatë natës së 6 -7 marsit të tridhjetë viteve më parë, rr...