Politike

Ministrja Balluku: Nëse Agron Hysenlliu do të ishte gjallë, do ti kërkoja Ramës të vinte atë në listë jo mua

6 Mars 2021, 08:43 Nga DOSJA
Ministrja Balluku: Nëse Agron Hysenlliu do të ishte gjallë, do ti

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka folur për listat e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste Në një intervistë për Tv Klan, Balluku tha se nëse Agron Hysenlliu do të ishte gjallë, ajo do t’ia kërkonte vetë kryetarit që të zëvendësohej nga ai.

Nëse Agron Hysenlliu do ishte gjallë unë do kisha bërë një veprim publik dhe do i kërkoja kryetarit që të zëvendësohesha nga Agroni.”

Hysenlliu për disa vite me radhë mbajti postin e drejtorit të Institutit të Ndërtimit, dhe humbi jetën pak kohë më parë si pasojë e infektimit me Covid.

Sai i përket përzgjedhjeve të fundit për kandidatë të PS, Balluku tha se ndihet krenare kur sheh figura si inxhinierja Luljeta Bozo dhe shefja e infektivit Najada Çomo në listën e PS.

Marrë shtysë nga të gjitha përzgjedhjet që janë bërë ditët e fundit, të shikosh Luljeta Bozon apo doktoreshë Najadën mbushesh me krenari sepse mendon që pragun e parlamentit do ta kalojnë njerëz që kanë vlera dhe kanë kontribuar në këto dy vite të vështira, dhe kanë qenë heronjtë e Shqipërisë”, tha Balluku.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron hysenlliu belinda balluku lista e ps agron hysenlliu belinda balluku lista e ps

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2021, 21:17

TIRANË- Janë mbushur plot 30 vite nga eksodi i parë i madh i shqiptarëve drejt brigjeve italiane.Gjatë natës së 6 -7 marsit të tridhjetë viteve më parë, rr...