Politike

Qeveria Rama-Basha pas zgjedhjeve? Shkullaku: Fabul që e ka ndërtuar kryeministri

5 Mars 2021, 22:04 Nga DOSJA
Qeveria Rama-Basha pas zgjedhjeve? Shkullaku: Fabul që e ka ndërtuar

TIRANË– Analisti Armand Shkullaku tha se qeveria Rama-Basha është një fabul që e ka ndërtuar vetë kryeministrit. I ftuar në “Zonë e lirë”, Shkullaku tha se kryeministri Edi Rama e bën këtë gjë për të bërë diversion që të diskutohet nëpër studio.

“Është një fabul që Rama e ka ndërtuar pak nga pak. Së pari, e bën për të bërë këtë diversion që ne të diskutojmë dhe së dyti, që është ky fuqia ‘hyjnore’ që selekton partnerët. I jep vetes këtë fuqi, që ai zgjedh edhe kë do bëjë partner….Nëse Rama merr 67% siç thua ti, shkon në opozitë. Nëse LSI do kishte shans të shkonte në riqeverisje me Ramën, atë diçka që do i ofrojë Rama pse mos ta marri me Basha?

Prapë jemi në çështje negociate. Si LSI, si PD besoj se janë rritur në elektorat këto 4 vjet dhe janë rritur për shkak të pakënaqësive të njerëzve ndaj qeverisjes. LSI e pa që nga një bashkëqeverisje me Ramën doli më e lodhur se bashkëqeverisja me PD. I vetmi rezultat që e arsyeton një koalicion të madh është rezultati 70-70,”– shtoi Armand Shkullaku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armand shkullaku edi rama lulzim basha armand shkullaku edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2021, 21:17

TIRANË- Janë mbushur plot 30 vite nga eksodi i parë i madh i shqiptarëve drejt brigjeve italiane.Gjatë natës së 6 -7 marsit të tridhjetë viteve më parë, rr...