Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Ai që nuk voton, moralisht nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

5 Mars 2021, 20:44 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Ai që nuk voton, moralisht nuk ka të

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një video që ka publikuar në rrjete sociale, Kreu i Shtetit, thekson se ai qytetar që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij. Po ashtu,  Mete e ka konsideruar votën si një fuqi, ndërsa fton qytetarët që të kenë besim për t’iu drejtuar kutive të votimit.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij.  Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë që në një sistem demokratik, fuqia e çdo qytetari është vota e tij. Kjo është një fuqi që ai duhet ta tregojë dhe tek e cila duhet të ketë besim. Çdo demotivim, çdo përgjumje, çdo indiferencë, pa dyshim, nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por nuk i shërben as vetë qytetarit. Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll