Politike

Koalicion Rama-Basha pas zgjedhjeve? Shkullaku: Në politikë asgjë nuk është e pamundur, nuk mund të vëmë baste

5 Mars 2021, 21:07 Nga DOSJA
Koalicion Rama-Basha pas zgjedhjeve? Shkullaku: Në politikë asgjë

TIRANË– Analisti Armand Shkullaku deklaroi se në politikë, asgjë nuk është e pamundur. I ftuar në “Zonë e lirë”, i pyetur për nëse është e mundur një qeveri e përbashkët Rama-Basha, Shkullaku tha se nuk duhet përjashtuar asnjë skenar.

Në politikë gjithçka ndodh, nuk mund të vëmë baste se asgjë nuk është e pamundur. Unë e shikoj si një lloj diversioni, janë zëra që dalin nga mazhoranca.

Po të dëgjosh Ramën ai thotë se Basha është djalë i mirë, të këqijtë janë Meta dhe Berisha. Kjo shkon në dy drejtime, që është diversion dhe tjetra që ky është më i mirë fuqia hyjnore që zgjedh dhe partnerët. Ndaj them që është e dyfishtë, e para krijon diversion dhe e dyta i vesh vetes një veti që krijon ekipin e tij, zgjedh kundërshtarin dhe bën dhe arbitrin,”– u shpreh Armand Shkullaku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armand shkullaku armand shkullaku

Sondazh

Poll