Politike

Turqia ndërhyn edhe në ndërtimin e aeroportit të Vlorës, aleat me Pacollin në ‘tortën’ 104 milionë euroshe

5 Mars 2021, 20:43 Nga DOSJA
Turqia ndërhyn edhe në ndërtimin e aeroportit të

TIRANË– “Torta” me vlerë 104 milionë euroshë që do të shërbejë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës ka veçuar edhe një pjesë për kompaninë turke “YDA Group”. Dosja.al ka mësuar se kompania turke që do të ndërtojë spitalin rajonal të Fierit, pas premtimit të bërë nga vetë Presidenti Recep Tayip Erdogan, do të ndërtojë edhe aeroportin e Vlorës, në bashkëpunim me kompaninë, “Mabetex”, e cila është në pronësi të biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli.

Pacolli është ngazhuar edhe më herët në Shqipëri. Ai ka marrë përsipër ndërtimin e nje lagjeje të re në Thumanë, që u shkatërrua nga tërmeti i 26-nëntorit, një projekt me vlerë 1 milion euro.

Vetëm pak muaj pas fillimit të punës për spitalin e ri, Edi Rama shpalli sot fituesin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Por, siç duket “Mabetex” e regjistruar në Zvicër, nuk do të punojë e vetme dhe do të ketë aleaten e saj turke “YDA Group”. Por, gjatë video-konferencës së mbajtur sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku, nuk u përmend fare ‘ndërhyrja’ e Erdogan.  Rama foli sot për aeroportin, të cilin e konsideroi si kanalin kryesor të zhvillimit kryesor të rajonit jugor.

Por çfarë është YDA GROUP?

Kompania është me qendër në Ankara dhe ka degë në disa vende të botës. Ajo është themeluar në vitin 1954 dhe është përfshirë në ndërtimin e disa aeroporte si ato të Dalamanit, Turkistanit përfshi projektimin e zbatimin e ndërtimit të qendrës së shërbimeve dhe riparimeve të avionëve në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit.

Në portofolin e ndërtimeve të përfunduara përfshihen edhe ato të 6 spitale në Turqi. Dhe së fundmi YDA GROUP u përzgjodh nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan për të ndërtuar brenda 3 muajve spitalin rajonal të Fierit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike behgjet pacolli edi rama recep tayip erdogan behgjet pacolli edi rama recep tayip erdogan

Sondazh

Poll