Politike

Kandidimi për depuetet i Çomos e Bozos nën siglën e PS-së/ HABIT Nard Ndoka: Do i kujtojnë shqiptarëve tragjedinë me të

5 Mars 2021, 20:24 Nga DOSJA
Kandidimi për depuetet i Çomos e Bozos nën siglën e

TIRANË– Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar kandidimin e Nadaja Çomos dhe Luljeta Bozos, për deputete nën siglën e PS-së.

I ftuar në ReportTv, ai e ka cilësur një kandidimin e tyre si përdorim i figurave të tyre nga kryeministri Edi Rama. Ai ka thënë se kjo është një alibi, pasi sipas tij sa herë që njerëzit do të shohin Bozon dhe Çomon, do të kujtojnë tërmetin e 26-nëntorit dhe pandeminë e Covid-19, të cilat shkaktuan viktima.

I pyetur nëse Çomo dhe Bozo do të ishin dy emra që mund t’i bashkoheshin PD-së, Ndoka tha se nuk besonte pasi ato nuk kanë kontribute në politikë dhe se Rama po i përdorë si personazhe.

“Pa folur për zonjat që fusin një gjak të ri në PS, unë shoh një keqpërdorje të Ramës, pa u marr me dy zonjat e nderuara. Rama ka thënë se tërmeti dhe pandemia vijnë njëherë në 100 vite dhe fut në parlament dy simbole që iu kujtojnë shqiptarëve pikërisht këto dy ngjarje ë trishta. Me qindra familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe mungesa e shërbimeve dhe kjo është një kosto morale e polikë për vetë Çomon, po ashtu edhe inxhinierja e nderuar e tërmetit, na kujton jo këshillat e saj por dështimin e shtetit që nuk kishte mjete për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Nuk besoj që është shumë e rëndësishme, por politika ka nevojë për politikanë dhe jo personazhe për ti përdorur, këto nuk kanë dhënë asgjë për politikën. Ne të gjithë kemi thënë se Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga Rama dhe Çomo e vërtetoi këtë duke veshur bluzën e partisë dhe lënë bluzën e bardhë. Këto thjeshtë pranuan të përdoren dhe keqpërdoren nga Rama”, tha Ndoka.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luljeta bozo najada çomo nard ndoka luljeta bozo najada çomo nard ndoka

Sondazh

Poll