Politike

GARA E 25 prillit/ Tre ditë nga afati për dorëzimin e listave, zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë në PS, PD e LSI,

5 Mars 2021, 20:08 Nga DOSJA
GARA E 25 prillit/ Tre ditë nga afati për dorëzimin e listave,

TIRANË– 8 marsi shënon afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për çdo qark nga partitë që do të garojnë në zgjedhjet e 25-prillit. Janë 12 qarqe të vendit, ku partitë do të garojnë për të fituar 140 mandate që ka Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkohë që na ndajnë vetëm tre ditë nga afati i fundit për dorëzimin e listave, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë ende në hartim e sipër, ndërkohë që çdo ditë zbulojnë pak nga fytyrat e reja që kanë vendosur tu bashkohen logos së tyre, apo largimet e papritura.

Që prej vitit 2009, partitë politike i publikojnë emrat vetëm pasi dorëzojnë listën në KQZ, por kryeministri Rama ka prezantuar publikisht hyrjet e reja. Përmendim këtu dy të fundit që kanë shkaktuar një zhurmë mediatike, inxhinieren Luljeta Bozo dhe shefen e Infektivit, Najada Çomo. Dy të tjerë që janë larguar nga gjiri i Partisë Socialiste ishin Vasilika Hysi dhe Besnik Baraj, për tu hapur rrugën të rinjve.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Socialiste do të garojë e vetme ashtu si edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa Partia Demokratike do të jetë në koalicionin “Aleanca për ndryshim”, bashkë me 12 parti të tjera.

Nga ana tjetër KQZ-ja ka miratuar specifikat teknike të fletës së votimit, por ende nuk është miratuar se si do të jetë formati që do të përdoret. Ndërsa, ndërkombëtarët kanë përsëritur ditët e fundit apelin drejtuar partive në vend që të mos përfshijnë në listat e tyre persona të inkriminuar duke shtuar se do të jenë liderët ata që do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Përpara gjithë këtyre detajeve, çfarë kanë përpiluar deri më tani kryetarët e tre partivë më të mëdha në vend, Edi Rama, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha?

Deri më tani, Partia Socialiste ka menduar të ‘hedhë në fushë’ më 25 prill, figurat e vjetra të saj si Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Blendi Klosi apo edhe Ilir Beqaj. Përveç këtyre, PS-së u shtohen edhe emra si: Halit Valteri, deputet i opozitës parlamentare, Sajmir Hasalla dhe ish anëtari i LSI-së Nasip Naço. Ai që mbetet me pikëpyetje është ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Lista e PS-së që mendohet se është, deri më tani:

Tiranë:Belinda Balluku, Etilda Gjonaj, Fidel Ylli, Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Ylli Shehu, Reme Lala, Halit Valteri, Edmond Rrushi

Elbasan: Taulant Balla, Sajmir Hasalla, Albana Hana, Erald Xhani

Korçë: Niko Peleshi, Ilir Pendavinji, Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi

Durrës: Edi Rama, Lefter Koka, Milva Ekonomi

Fier: Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Luan Bregasi, Haki Çako, Petro Koçi

Berat: Blendi Klosi, Ermonela Felaj, Bardhyl Kollçaku, Nasip Naço

Vlorë: Edi Rama, Damian Gjiknuri, Anila Denaj, Vasil Llajo

Gjirokastër: Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Laert Duraj

Lezhë: Lindita Nikolla, Eduard Ndrecaj, Shpresa Marnoj

Shkodër: Ilir Beqaj, Benet Beci, Majlinda Agoni, Paulin Stërkaj, Luan Harusha

Kukës: Greta Duraku

Edhe Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj vijon punën për përfundimin e këtij procesi. Lista e bluve në Tiranë, pritet të kryesohet nga kryedemokrati Lulzim Basha. Pas tij pritet që në listë të jenë koordinatorët e tjerë politikë të Tiranës, ndërkohë q ëish-kryeministrit Sali Berisha, ende nuk i dihet pozicioni që do të ketë në listë.

Lista e PD-së që mendohet se është, deri më tani:

Tiranë: Lulzim Basha, Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Flamur Noka, Sali Berisha, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Dashamir Shehu, Çlirim Gjata, Dorian Teliti, Oriola Pampuri e Ivi Kaso

Shkodër: Helidon Bushati, Julian Deda, Bardh Spahija, Greta Bardeli, Benardeta Syku, Zef Hila, Nard Ndoka dhe Izmira Ulqinaku.

Lezhë: Mark Marku, Everest Dedaj.

Dibër: Xhelal Mziu, Dhurata Cupi, Sherefedin Shehu e Xhemal Gjunkshi.

Kukës: Flamur Hoxha dhe Isuf Cela.

Vlorë: Bujar Leska dhe Vangjel Dule.

Korçë: Ervin Salianji,

Durrës: Edi Paloka dhe Oerd Bylikbashi.

Elbasan: Gazmend Bardhi dhe Endri Hasa.

Berat: Tomorr Alizoti, Enkelejd Alibeaj

Gjirokastër: Tritan Shehu.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë dhe ka bërë të ditur njohjen e elektoratit me kandidatët në cdo zonë zgjedhore.

Kandidatët e prezantuar nga Kryemadhi në Tiranë:

Njësia 1 Erisa Xhixho,

Njësia 2 Aldi Fusha

Njësia 3 Blerdi Licaj

Njësia 4 Edmond Haxhinasto

Njësia 5 Petrit Vasili

Njësia 6 Floida Kërpaçi

Njësia 7 Klajda Gjosha

Njësia 8 Klevi Pojana

Njësia 9 Erjona Bixha

Njësia 10 Nora Malaj

Njësia 11 Përparim Spahiu, Besnik Jakaj

Njësia 12 Silva Cakaj

Zall Herr Faik Basha

Vetë Kryemadhi do të shfrytëzojë mundësinë për të garuar në më shumë se një qark dhe emri i saj do të jetë në listat e Elbasanit dhe Fierit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kandidatet e 25 prillit lulzim basha monika kryemadhi edi rama kandidatet e 25 prillit lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll