Politike

“Jo nuk lejohet kjo….”/ Rama ia kërkon publikisht ministrit italian njohjen e patentave: Dimë të vijmë t’i japim mak

5 Mars 2021, 18:07 Nga DOSJA
“Jo nuk lejohet kjo….”/ Rama ia kërkon publikisht

ITALI– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar publikisht ministrit të jashtëm të Italisë, që të merret me njohjen e patentace shqiptare në Itali. I pranishëm në vendin fqinj në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve, Rama tha se kanë mbetur korridoreve të burokracisë italiane.

Me humor shtoi se shqiptarët dinë të shkojnë e t’i japin makinës pa patentë, njësoj si napoletanët, ndërsa Di Maio nisi të qeshte, por shtoi se kjo gjë nuk lejohet.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Dua ta përdor këtë moment për të pyetur Luigin për njohjen e patentave shqiptare që kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane. Ne shqiptarët si napoletanët, që ta dini, jemi të gatshëm të vijmë t’i japim makinës edhe pa patentë.

Luigi Di Maio: (Qesh) Jo, jo…kjo gjë nuk lejohet në Shqipëri.

Rama sot nis një vizitë dy ditorë në Itali. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve në Itali, Rama do të jetë i pranishëm në Pulia sot, aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut.

Rama do të marrë pjesë edhe në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira. Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne itali luigi di maio edi rama ne itali luigi di maio

Sondazh

Poll