Politike

“Mik me pesë yje”/ Rama nuk kursehet para Di Maios: Jemi i njëjti vend në anën tjetër të detit! Ministri italian: Turm

5 Mars 2021, 17:50 Nga DOSJA
“Mik me pesë yje”/ Rama nuk kursehet para Di Maios: Jemi i

ITALI– Ministri Luigi Di maio dhe Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano i uruan kryeministrit Edi Rama mirëseardhjen në Itali, në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve. I pari që e mori fjalën ishte Emiliano, i cili u shpreh se ishte mjaft i nderuar që të priste Ramën aty.

Mirëserdhe, është një nder të të kemi këty, zoti kryeministri Rama,”- tha ai.

Vetë kryeministri Rama tha se për Italinë Shqipëria është i njëjti vend, nëanën tjetër të detit, teksa u shpreh se do mbeten të paharrueshme momentet kur shqiptarët udhëtuan drejt Italisë 30 vite më parë.


Sipas Ramës, italianët kanë treguar që kanë qenë miqtë më të mirë për shqiptarë në momente të vështira.

“Miqtë tanë italianë kanë qenë krah nesh në momentet më të vështira duke forcuar më tej miqësinë mes nesh. Kanë kaluar 30 vite që kur shqiptarët morën anijet për të arritur në anën tjetër të detit dhe në këto 30 vite kanë ndodhur shumë gjëra. Bujaria juaj nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët. Për Italinë, Shqipëria është thjesht ana tjetër e të njëjtit det. Në një moment të errët Luigi u angazhua dhe u bë avokati më i madh i popullit shqiptar, një mik me pesë yje. Unë uroj që edhe ne të jemi në lartësinë e kësaj miqësie,”– tha Rama ndër të tjera.

Ndërsa Di Maio tha se Rama është gjithashtu një mik i dashur për Italinë dhe sot kujtojnë këtë periudhë të vështirë e dramatike për vendin tonë.

“Sot kemi dashur të kujtojmë dhe festojmë të gjitha këto, së bashku me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu një mik i dashur dhe i vlerësuar i Italisë dhe me guvernatorin Rajonit të Puglias Michele Emiliano. Sigurisht jo në një mënyrë tradicionale. Fillimi i viteve 1990 ishte një periudhë ndryshimesh dramatike për Shqipërinë. Shembja e asaj që kishte mbetur nga regjimi komunist dhe ekonomia e dobët i shtyu mijëra shqiptarë, veçanërisht të rinjtë dhe më të arsimuarit, të largoheshin, të emigronin dhe të fitonin lirinë që iu ishte mohuar për shumë kohë. Imazhet e atyre ditëve, turmat e grumbulluara në anije, do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. Shqiptarët, pasi u përballën me një lundrim sa të shkurtër, aq edhe të pabesë, mbërritën në Itali të rraskapitur, dhe kishin nevojë për një ndihmë që nuk iu mohua,”- tha ministri Di Maio.

Rama sot nis një vizitë dy ditorë në Itali. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve në Itali, Rama do të jetë i pranishëm në Pulia sot, aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut.

Rama do të marrë pjesë edhe në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira. Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne itali edi rama ne itali

Sondazh

Poll