Bota

BE: Pandemia ka prekur në mënyrë disproporcionale gratë, janë të pranishme në sektorë të shumtë

5 Mars 2021, 11:01 Nga DOSJA
BE: Pandemia ka prekur në mënyrë disproporcionale gratë,

BRUKSEL– Gratë në vendet e Bashkimit Evropian janë prekur në mënyrë disproporcionale nga pandemia e koronavirusit sepse ato përbëjnë shumicën dërrmuese të punëtorëve në shëndetësi dhe punë të tjera në vijën e frontit, sipas raportit vjetor të BE-së mbi barazinë gjinore.

Sipas The Guardian, pandemia ka sjellë gjithashtu një rritje të dhunës në familje ndaj grave, tha raporti vjetor i BE mbi barazinë gjinore. Për më tepër, gratë që atëherë kanë pasur më shumë vështirësi për të gjetur punë të reja.

Raporti tha:

Ka tashmë prova të shumta se arritjet e fituara me vështirësi të viteve të kaluara janë ‘rikthyer’ mbrapa, progresi për të drejtat e grave fitohet shumë por humbet lehtësisht.

Përfaqësimi i tepërt i grave në sektorë dhe profesione me pagë të ulët, të tilla si mikpritja, shitja me pakicë ose shërbimet personale, i bëjnë ato veçanërisht të prekshme në tregjet e punës të goditura nga kriza COVID-19.

Në të kundërt, sektorët e shërbimeve që nuk u ndërprenë për shkak të natyrës së aktivitetit të tyre si informacioni dhe komunikimi, financat dhe sigurimet, kryesisht duke punësuar burra, panë një rritje të normave të punësimit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne be vaksinimi ne be koronavirusi ne be vaksinimi ne be

Sondazh

Poll