Bota

Francë/ Lehtësohen masat për Parisin dhe zonat përreth, nuk do të ketë më bllokime në fundjavë

5 Mars 2021, 09:59 Nga DOSJA
Francë/ Lehtësohen masat për Parisin dhe zonat përreth, nuk

FRANCË– Parisi nuk do të vihet nën bllokimet e fundjavës, sipas kryeministrit francez, Jean Castex në përmbylljen e tij të përjavshme mbi Covid-19 të enjten në mbrëmje, raporton korrespondenti i Guardian.

Lajmi erdhi si një lehtësim për parisienët, të cilët kishin frikë se po shkonin drejt një kufizimi tjetër pasi qyteti dhe zonat përreth u bënë një nga zonat në gatishmëri të lartë pas një rritje të infwektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Në jug të Francës dhe Dunkirk, në veri, mbeten në fuqi bllokimi i fundjavës, i cili është shtrirë përreth portit të Kanalit. E gjithë Franca mbetet nën një shtetrrethim çdo ditë nga ora 6 pasdite deri në 6 të mëngjesit.

Castex gjithashtu njoftoi një përshpejtim të vaksinave të shumëkritikuara të Francës me farmacitë që lejohen të vaksinojnë nga 15 Mars. Vaksinat do të administrohen edhe gjatë fundjavave, tha ai, me shpresën për të vaksinuar rreth 30 milion francezë deri në verë.

Gjatë një takimi të këshillit të ministrave të Enjten, ekuivalente me një mbledhje të Kabinetit në Mbretërinë e Bashkuar, Macron u raportua të ketë pasur një hetim mbi në ritmin e ngadaltë të vaksinimeve në Francë që ka parë miliona doza ende të papërdorura, duke u thënë ministrave se për sa kohë që ka vaksina të mbetura në frigoriferë, mbyllja e vendit nuk diskutohet.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron jean castex koronavirusi ne france emmanuel macron jean castex koronavirusi ne france

Sondazh

Poll