Bota

Hoti: Kosova pranë valës së tretë, gjatë Marsit pritet të arrijnë 33 mijë doza të vaksinës nga COVAX

5 Mars 2021, 10:32 Nga DOSJA
Hoti: Kosova pranë valës së tretë, gjatë Marsit pritet

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vendi gjendjet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se gjatë muajit mars pritet që në Kosovë të arrijë kontingjenti i parë me vaksina, gjithsej 33 mijë doza.

Hoti tha se janë duke u zhvilluar negociuara me prodhues të tjerë që të sigurohet numri i nevojshëm i vaksinave për gjithë popullin.

“Sa i përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitoj 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti Covid-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të  plotë të popullsisë”,- shkruan Hoti.

Në takim me ministrin e Shëndetësisë Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së Krasniqi…

Pubblicato da Avdullah Hoti su Venerdì 5 marzo 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosve vaksinimi ne kosove koronavirusi ne kosve vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll