Bota

ISTAT publikon të dhëna për rritje të varfërisë absolute në Itali: 7.7% më shumë në vitin 2020

5 Mars 2021, 09:55 Nga DOSJA
ISTAT publikon të dhëna për rritje të varfërisë

ITALI-Varfëria absolute është rritur në kohën e pandemisë. Sipas ISTAT në llogarit paraprake për vitin 2020, ajo ka arritur vlerën më të lartë të regjistruar që nga vitit 2005 në Itali. Këtë vit një milion më shumë njerëz janë në varfëri, nga të cilat 335,000 familje më shumë se në vitin 2019.

Statistikat paraprake tregojë se në vitin 2020, ka regjistruar 2 milionë familje në varfëri absolute, pra nga 6.4 në 2019 në 77% në vitin e kaluar, për një numër të përgjithshëm individësh të barabartë me rreth 5.6 milionë.

“Është shënuar një rritje e madhe e varfërisë në Veri, por akoma më e lartë në Jug. Në veri të vendit ka të bëjë me 218 mijë familje (nga 5.8% në 2019, në 7.6%), totali për sa i përket individëve është 720 mijë. Jugu mbetet zona ku varfëria absolute është më e larta : 9.3% e familjeve, ndërsa në Qendër është 5.5%,”-thuhet në njoftimin e ISTAT.

Po ashtu, një rënie rekord është shënuar në shpenzimet për konsum të familjeve, në vitin 2020. Rënia rekord e konsumit brenda shtëpisë, mbi të cilën bazohet treguesi i varfërisë, tregon se në vitin 2020, shpenzimi mesatar mujor u kthye në nivelet e vitit 2000, përkatësisht: 2,328 euro.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali varferia apsolute ne itali itali varferia apsolute ne itali

Sondazh

Poll