Greqia pritet të fillojë përdorimin e AstraZeneca te personat mbi 65 vjeç, Ministri i Shëndetësisë: Pritet vetëm një ko
5 Mars 2021, 10:50Nga DOSJA
GREQI-Komiteti Kombëtar i vaksinimit në Greqi, pritet t’i jap dritën jeshile përdorimit të vaksinës AstraZeneca në ditët në vijim për grupmoshën mbi 65 vjeç. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.
“Vaksina AstraZeneca mund t’u jepet atyre mbi 65 vjeç edhe në vendin tonë. Pritet një procedurë zyrtare për të filluar dhënien e saj në vendin tonë për të moshuarit mbi 65 vjeç, grup për të cilin ekzistonte nuk ka të dhëna të mjaftueshme deri më sot,“-ka thënë ai.
Po ashtu, edhe presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou, ka thënë se përdorimi i saj pothuajse është vendosur.
“Ne e kemi diskutuar atë, ne pothuajse e kemi vendosur, ne vetëm po presim që pozicioni i Gjermanisë të regjistrohet në procesverbal. Në thelb vendoset po! “Ajo që tha ministri është e vërtetë,”-ka thënë ajo.
Vaksina AstraZeneca është aprovuar për përdorim te moshat mbi 65 vjeç në Britaninë e Madhe, Francë (65 deri 74 vjeç me sëmundje themelore), Austri dhe në Gjermani, pas miratimit nga Komiteti i Vaksinimit të vendit .
Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 199,496 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 6,632 pacientë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI-Situata në Elasonës, pas tërmeteve të fuqishme që kanë goditur vendin është problematike. Sipas CNN, pas tërmetit të djeshëm 5.9 Rihter dhe lëkundjeve të ...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vendi gjendjet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë. Përmes një postimi në F...
IRAK-Papa Françesku është nisur për një vizitë në Irak, i cili do të jetë dhe udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar në kohën e pandemisë.Sipas BBC, udhëtimi...
FRANCË-Ministri i Shëndetësisë së Francës ka thënë se vendi mund të bllokojë eksportet e vaksinave anti-Covid jashtë në një lëvizje të ngjashme nga Italia...
FRANCË– Parisi nuk do të vihet nën bllokimet e fundjavës, sipas kryeministrit francez, Jean Castex në përmbylljen e tij të përjavshme mbi Covid-19 të enjte...
ITALI-Varfëria absolute është rritur në kohën e pandemisë. Sipas ISTAT në llogarit paraprake për vitin 2020, ajo ka arritur vlerën më të lartë të regjistruar që...
BOTË- Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimi...
AUSTRALI– Australia kërkoi nga Komisioni Evropian që të rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar një dërgesë me vaksina AstraZeneca kundër koronavirus...
BRITANI– Një total prej 20 personash u arrestuan këtë mëngjes në Birmingham, Reading, Blackburn, Sunderland dhe Londër si pjesë e një hetimi tetë-mujor të...