Bota

Papa Françesku niset për në Irak, në thelb nxitja e dialogut ndërfetar

5 Mars 2021, 10:10 Nga DOSJA
Papa Françesku niset për në Irak, në thelb nxitja e

IRAK-Papa Françesku është nisur për një vizitë në Irak, i cili do të jetë dhe udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar në kohën e pandemisë.

Sipas BBC, udhëtimi i tij i do të zgjasë katër ditë dhe ka për qëllim të mbështesë komunitetin e krishterë dhe të nxisë dialogun ndërfetar.

Ai ka këmbëngulur për të udhëtuar pavarësisht nga një rritje e infeksioneve me Covid-19 në Irak dhe shqetësimeve për sigurinë e tij. Rreth 10,000 personel të Forcave të Sigurisë irakiane do të vendosen për të mbrojtur Papën, ndërsa po vendosen po ashtu orar ndalimi për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Një nga bashkësitë më të vjetra të krishtere ka shënuar një rënie nga 1.4 milion në rreth 250,000. Shumë kanë ikur jashtë vendit për t’i shpëtuar dhunës së motivuar fetarisht që ka pllakosur vendin që nga pushtimi i udhëhequr nga SHBA-ja në 2003 që rrëzoi Saddamin. Dhjetëra mijëra u zhvendosën gjithashtu kur militantët e Shtetit Islamik (IS) pushtuan Irakun verior në 2014, duke shkatërruar kishat historike, duke konfiskuar pronën e tyre dhe duke u dhënë atyre zgjedhjen për të paguar një taksë, për t’u kthyer, për t’u larguar ose për t’u përballur me vdekjen.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku papa françesku shkon ne irak papa françesku papa françesku shkon ne irak

Sondazh

Poll