Bota

Zbulohet fabrikë kanabisi në Birmingam, 2 shqiptar të arrestuar midis 20 të ndaluarve që përbënin bandën nga Ballkani Pe

5 Mars 2021, 09:30 Nga DOSJA
Zbulohet fabrikë kanabisi në Birmingam, 2 shqiptar të arrestuar

BRITANI– Një total prej 20 personash u arrestuan këtë mëngjes në Birmingham, Reading, Blackburn, Sunderland dhe Londër si pjesë e një hetimi tetë-mujor të udhëhequr nga Policia e Thames Valley në furnizimin me drogë, mashtrim dhe pastrim parash.

Sipas Expressandstar, mjë nga krerët e dyshuar të grupit të Ballkanit Perëndimor, një burrë 36 vjeçar, u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në një adresë në Rrugën Pershore në Birmingham nën dyshimin e komplotit të prodhimit dhe furnizimit me drogë të klasit A.

Një fabrikë e mëtejshme e kanabisit u zbulua në një adresë në Southgate, Londra Veriore, ku u arrestuan dy shtetas shqiptarë, dhe një arrestim tjetër u bë gjithashtu në një vend në Blackburn, ku hetuesit gjetën një mjedis që ata mendonin se ishte përdorur më parë për prodhimin e kanabisit.

Zëvendës Drejtori Andrea Wilson nga NCA tha: “Aktiviteti i sotëm nxjerr në pah se sa seriozisht po e marrim kërcënimin nga grupet e krimit të organizuar të Ballkanit Perëndimor. Ata janë të përfshirë në forma të ndryshme të kriminalitetit serioz dhe të organizuar, përfshirë trafikimin dhe furnizimin me drogë të klasit A, krimin e organizuar të imigracionit dhe korrupsionin.”

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohen 2 shqiptar ne angli arrestohen 2 shqiptar ne angli

Sondazh

Poll

Bota 5 Mars 2021, 07:10

Shkalla e lindjeve në SHBA bie gjatë pandemisë

Lindjet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në rënie për gati një dekadë, por viti 2019 ka parë numrin më të vogël të foshnjave të lindura në 35 vjet, tregon një s...