Bota

Shpërdoruan detyrën, bien në pranga 8 policë në Kosovë (DETAJE)

5 Mars 2021, 09:32 Nga DOSJA
Shpërdoruan detyrën, bien në pranga 8 policë në

KOSOVË–  Tetë zyrtarë policie janë arrestuar në Prishtinë pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Siç bëjnë me dije uniformat blu në Kosovë, të arrestuarit janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K., moshat e të cilëve nuk bëhen me dije.

Aksioni është realizuar falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-në.

Njoftimi i policisë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e mëngjesit tetë zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës) .

Hetimi  lidhur me këtë rast kishte filluar kohë më parë pas pranimit të një ankesë dhe informacioneve përmes rrugëve operative me dyshimin fillestar se një zyrtar policor ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Hetimi është zgjeruar duke përtfshirë si të dyshuar edhe disa zyrtarë tjerë policorë dhe ka përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake dhe me përkrahjen edhe nga Policia e Kosovës.

Si rezultat i hetimit sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë është realizuar operacioni i koduar me emrin “Jugu” me ç’rast janë arrestuar tetë zyrtarë policorë me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë hetuesit e IPK-së kanë realizuar kontroll në tri lokacione në Prishtinë ku në cilësi të provave janë konfiskuar gjësende të ndryshme.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.

 (kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohen 8 police ne kosove arrestohen 8 police ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Mars 2021, 07:10

Shkalla e lindjeve në SHBA bie gjatë pandemisë

Lindjet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në rënie për gati një dekadë, por viti 2019 ka parë numrin më të vogël të foshnjave të lindura në 35 vjet, tregon një s...