Politike

Ahmetaj: Në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti

5 Mars 2021, 10:19 Nga DOSJA
Ahmetaj: Në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë

TIRANË– Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti. Ministri i Shtetit për Rindërtimin u shpreh se donacioni në 1.15 miliardë euro që u akordua për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve erdhi si rezultat i besimit të miqve ndërkombëtar te qeveria.


“Çdo gjurmë e tërmetit do të jetë fshirë, Shqipëria do të ketë rilindur, në një shkollë të re, në një shtëpi, në një pallat. Do të ketë rilindur te ato zemra, te ato sy, që do të përfitojnë një apartament falas, një shkollë të re për fëmijën, një infrastrukturë të re komunitare. Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel mobilizoi një solidaritet të paparë më parë, në vlerën 1.15 miliardë euro. Në çfarë vendi do të kishte ndodhur kjo, nëse miqtë ndërkombëtar nuk do kishin besim te qeveria?! Sot ne kemi arritur të tërheqim 100 për qind të granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve. Kemi një përgëzim për shpejtësinë e tërheqjes së këtyre parive. Qeveria turke po vijon rindërtimin në Kurbin, një ndërtim spektakolar, BE po vijon rindërtimin e shkollave. Rindërtimi është një program unik, tërësisht social, me në qendër qytetarin. E gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti, në 11 bashki, është një kantier pune. Rindërtimi është programi më i madh i punës në këto 30 vjet, përfitojnë 45 mijë familje. Ka vendosur një herë e mirë një standard të ri të rindërtimit sipas kritereve, rezistencës ndaj tërmetit sipas parimit building back beter”.

Lajmi kryesor: Inxhinierja Luljeta Bozo në listat e PS/ Rama: Pandemia&tërmeti do të rrëzonin një elefant, jo qeverinë. Basha s’ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll