Politike

“Do t’ju kthej shtetin”, Basha në njësinë 9 të Tiranës: Do rrisim pensionet, do ulim koston e energjisë elektrike

5 Mars 2021, 09:16 Nga DOSJA
“Do t’ju kthej shtetin”, Basha në njësinë 9

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka zhvilluar një takim ditën e sotme në njësinë nr.9 të Tiranës ku ka folur me qytetarët lidhur problemet që ata kanë dhe shpresën që shohin tek Programi qeverisës i PD “Shqipëria fiton” pas 25 prillit.

Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet. Do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni”, tha Basha gjatë takimit me banorët e zonës.


Ai premtoi rritje të pensioneve dhe rimbursim të ilaçeve.

“Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj

Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.

Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do t’i bëjmë realitet”, tha ndër të tjera Basha.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha në njësinë 9 të tiranës lulzim basha basha në njësinë 9 të tiranës lulzim basha

Sondazh

Poll