Politike

‘Më thoni pse do kenë sukses herën e 5?’/ Rama: Mendoni se Basha ka fuqi që të lërë gjumin?

5 Mars 2021, 09:24 Nga DOSJA
‘Më thoni pse do kenë sukses herën e 5?’/ Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, duke folur mbi procesin e rindërtimit pas tërmetit deklaroi se opozita është e njohur për shkatërrimet e bëra dhe nuk ofron garanci për njerëzit. Ai vijoi thumbimet kundrejt Bashës, për të cilin tha se nuk ka fuqi që të lërë gjumin e që ti bëjë ballë ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi.


DEKLARATA:

 Në rastin më të mirë më optimal, projekti për ndërtimin e një pallati nga një kompani private, zgjat 2 vite. Shumë kush flet, erdhën zgjedhjet prandaj po punoni, prandja janë kantieret, prandaj po testoni avionët, jo. Të gjitha këto, janë punë të nisura, vite më parë. Kantierët jo që nuk janë të vonuara,por janë në një ritëm për të cilin ne ndihemi të qetë, një ritëm optimal. Për të arritur në kantier, na është dashur ti përputhim familjet e pastreha me titujt e pronësisë. Ne kemi futur dhe një komponent, të strehimit të mirëfilltë. Mos harroni se për të gjitha ndërtimet është dashur të bëhen projekte, të angazhohen një pafundësi inxhinierësh që e kanë pasur detyrë të shikojnë cdo rrënojë. Këtu nuk flasim për pak mijëra familje, por për shumë. Thënë këto, unë jam shumë krenar se ne po iu kthejmë nxënësve, mësuesve, shkolla, kopështe, cerdhe që krahasohen me ato që ishin dhe që ato humbën, po aq sa mund të krahasohen dita me natën. Janë lagje rezidenciale me standartet më të mira, janë lagje rezidenciale me ato që jemi mësuar ti shikojmë. Në këto lagje do të strehoen ato që nuk kanë. Është procesi i vërtetimit, të vërtetësisë të fjalës sonë, se ne nuk do lëmë asnjë vetëm, është procesi i xnjerrjes në pah të një dallimi shumë të madh mes nesh dhe atyre që pretendojnë të kthehen dhe të marrin një mandat të 5, pasi nuk kanë reflektuar dhe nuk kanë marrë munduimin që të përfshinnë të integronë ide të reja, duke lënë pas ato të vjetra. Po ato figura, po ajo qasje, po ato ide, kanë dështuar 4 herë, më thoni pse do kenë sukses herën e 5? A ka ndonjë që mendon se Basha ka fuqi, të lërë gjumin dhe të shfaqet jo vetëm për të qënë në Tv.

Lajmi kryesor: Inxhinierja Luljeta Bozo në listat e PS/ Rama: Pandemia&tërmeti do të rrëzonin një elefant, jo qeverinë. Basha s’ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll