Politike

Inxhinierja Luljeta Bozo në listat e PS/ Rama: Pandemia&tërmeti do të rrëzonin një elefant, jo qeverinë. Basha s’ka

5 Mars 2021, 09:09 Nga DOSJA
Inxhinierja Luljeta Bozo në listat e PS/ Rama: Pandemia&tërmeti do

TIRANË– Luljeta Bozo, inxhinierja e ndërtimit që u bë e famshme me këshillat pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e listave të Partisë Socialiste si kandidate për deputete. Prezantimi u bë sot nga kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Rindërtimi nuk ndalet“, ku në fokus ishin banesat e reja pas shembjes dhe ndërtimi i blloqeve të reja të banimit.


Kryeministri në fjalën e tij tha se qeveria bëri çmos për të marrë veten pas tërmetit, ndërsa me ironi tha se “Pandemia e tërmeti do të rrëzonin një elefant, e jo ne”.

Më tej, krahasoi Partinë Socialiste me Partinë Demokratike, ku edhe këtu nuk i kurseu krahasimet.”Nëse ke nevojë për një mjek se ke një urgjencë dhe mjeku qëllon të jetë socialist, e ndërsa aty pranë ke një veteriner që i përket partisë tuaj, kë do merrnit, mjekun apo veterinerin.“, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për rivalin e tij në opozitë. Rama tha se “Lulzim Basha nuk ka fuqi të lërë gjumin dhe të dalë në terren”. 

Ndërsa inxhinierja Luljeta Bozo i thuri lavde qeverisë për rindërtimin dhe bëri disa propozime për çështjen e banesave rurale në fshat. Ajo u shpreh se fshati duhet zhvilluar ndryshe, duke sjellë edhe shembullin amerikan të kooperativave.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama luljeta bozo edi rama luljeta bozo

Sondazh

Poll