Politike

‘Tifozllëku nuk mundet të na e ndërpresë punën’/ Rama bën krahasimin mes partive: Nëse mjeku është socialist, veter

5 Mars 2021, 09:32 Nga DOSJA
‘Tifozllëku nuk mundet të na e ndërpresë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë aktivitetit ‘Rindërtimi nuk ndalet’ se tifozëlliku mes partive nuk duhet që të ndalë punën e qeverisë. Ndër të tjera, Rama nisi fjalën duke bërë krahasime mes partive, ai mori shembullin e një mjeku i cili është socialist dhe një veteriner demokrat. Kreu i qeverisë i vazhdoi këto krahasime duke pyetur në fund se kë do zgjidhnit.


Rama tha se në fund të fundit nuk ka rëndësi se cilën parti përfaqëson çdo individ.

DEKLARATA: Më lejoni t’ju them të gjithë atyre që e shikojnë këtë proces me skepticizëm, nëse keni nevojë për një mjek dhe ai qëllon të jetë socialist, dhe ndërkohë aty pranë keni një veteriner demokrat që i përket partisë tuaj, kë do merrni për të afërmin tuaj?

Nëse në shtëpi ka një problem me ujin, elektricisti, hidrauliku qëllon të jetë një nga ata që i përkasin partisë së Edi Ramës, të cilën ju nuk e shikoni dot me sy, por kanë mjetet për të rregulluar defektin. Pranë keni një marangoz dhe rrobaqepës e që nuk e shikon me sy Ramën, kë do merrni, për të zgjidhur problemin?

Po nëse doni të coni fëmijën të mësojë anglisht dhe ajo qëllon e Ramës. Nga ana tjetër keni një mësuese arabishte, ke do merrni?

Pse nuk qenka e njëjta gjë, për të gjitha këto që janë punët tona të përbashkëta? Cfarë rëndësie ka në fund të fundit, se cfarë jam unë, se cilën parti përfaqësoj unë. Nuk do ketë asnjë rëndësi. Ky tifozllëk nuk mundet që të na e ndërpresë punën që kemi nisur dhe vazhduar papushim.

Lajmi kryesor: Inxhinierja Luljeta Bozo në listat e PS/ Rama: Pandemia&tërmeti do të rrëzonin një elefant, jo qeverinë. Basha s’ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll