Politike

Rama e futi në listë, inxhinierja Luljeta Bozo nuk i kursen lëvdatat: Faleminderit, iu dhuruat njerëzve shtëpi falas, në I

5 Mars 2021, 09:38 Nga DOSJA
Rama e futi në listë, inxhinierja Luljeta Bozo nuk i kursen

TIRANE– Inxhinierja Luljeta Bozo falenderoi kryeministrin Edi Rama për ftesën që i bëri për të qenë pjesë e listës si kandidate e Partisë Socialiste. Bozo e nisi fjalën e saj duke thënë se inxhinierët flasin pak, ndërsa vijoi duke reklamuar punën e qeverisë me rindërtimin.


Bashkëbisedimi i Bozos me Ramën:

Luljeta Bozo: Faleminderit shumë që më ftuat dhe për konsideratën që keni. Ne inxhinierët flasim pak.

Edi Rama: Ne që merremi me politikë flasim gjatë, dhe nga të gjithë ata që merren me politikë unë flas më gjatë se të gjithë.

Luljeta Bozo: Ne të gjithë u tronditëm, tërmeti është dukuri e rrezikshme dhe e frikshme. Nga ky tërmet ne nxorrëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë në fushën e ndërtimit. Më vjen mirë që në periudhën më pas, qeveria e mori veten shpejt dhe nuk ngeli njeri pa ushqim, nisi përpjekjet për të marrë fondet. Dhe më vjen mirë që ato që kemi konstatuar, defektet në ndërtim, do kishim gjysmat e dëmeve, janë realizuar në këtë pjesë të programit të rindërtimit. Është gjysma e popullsisë që jeton në zonat rurale dhe të gjithë këta të kenë mundësi të hyjnë sa më shpejt. Po të shikojmë si është zhvilluar ekonomia gjatë vitit 2020, Bujqësia ka mbajtur një peshë të madhe. Më vjen mirë. Këta qytetarë morën dhuratë një shtëpi të re, në Itali njerëzit rrinë në rulot, këtu kanë marrë shtëpi sipas standarteve të re dhe falas.

Lajmi kryesor: Inxhinierja Luljeta Bozo në listat e PS/ Rama: Pandemia&tërmeti do të rrëzonin një elefant, jo qeverinë. Basha s’ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama luljeta bozo edi rama luljeta bozo

Sondazh

Poll