Politike

‘Për herë të parë pensionistët do të kenë përfaqësuesen e tyre’/ Rama i drejtohet Bozos: Po të përcjell pas lajmi

5 Mars 2021, 09:55 Nga DOSJA
‘Për herë të parë pensionistët do të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama prezantoi Luljeta Bozon si kandidate në listat e PS-së për kandidate për deputete. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Luljeta është simboli i përpjekjes solidare e se pensionistët kanë përfaqësuesin e tyre në Kuvend. Në fund, Rama e përcolli inxhinieren duke thënë se kanë në skuadër një stërgjyshe.


DEKLARATA:

E treta e vërteta unë dua të të falënderoj shumë e tani dua ta ndaj e me ata që janë këtu e po na ndjekin që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove, nuk the jo, për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 prillit, ku me kënaqësinë e nderin më të madh timin e forcës sonë politike ne do kemi poërfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore që janë gjyshërit e gjyshet e një përfaqësues kaq të denjë e vital që ka akoma shumë për të dhënë e që nga maja e eksperiencës së vete dhe integritetit të vet edhe të eksperiencës jo vetëm si inxhiniere por edhe si nënë, gjyshe e stërgjyshe do jesh një ndihmë e madhe për të na tërhequr veshin me kujdes që mos na e shkulësh që ne të mund të jemi gjithmonë të fokusuar.Kështu që Luljeta është simboli i gjithë asaj përpjekje solidare që u bënë bashkë si asnjë herë më parë e mishërimi i asaj ambicies sime, dhe i dëshirës së madhe që skuadra jonë, përfaqësuesit tanë në parlament të jenë sa më shumë në sinkron me ta e shëmbëlltyra e tyre.Për herë të parë në këtë histori të gjithë pensionistët do kenë njeriun e tyre aty.Kur kam thënë deputetin që duam do të thotë njerëz të rinj me eksperienca por kam pasur parasysh të kemi gjithë moshat e grupet.S’kam menduar që do arrinim ta bindnim Luljetën por nuk na e ka bërë poltësisht të vështirë, jam shumë mirënjohës dhe shumë i qetë e lehtësuar i dëshiruar që do të shkojmë para njerëzve e të kem në krah dy simbole të mëdha të këtyre dy goditjeve të mëdha, Najada Comon dhe Luljeta Bozon. Po të përcjell pas lajmit se do të kemi një stërgjyshe në skuadrën tonë.

Lajmi kryesor: Inxhinierja Luljeta Bozo në listat e PS/ Rama: Pandemia&tërmeti do të rrëzonin një elefant, jo qeverinë. Basha s’ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll