Politike

‘Puno sot që ta kesh shpirtin në parajsë’/ Rama batuta me biznesmenin në Rrëshen: Për ju të biznesit s’ka vend atje

5 Mars 2021, 08:44 Nga DOSJA
‘Puno sot që ta kesh shpirtin në parajsë’/ Rama

LEZHË– Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Mirditës, Ndrec Deda dhe drejtuesja e PS për qarkun e Lezhes Lindita Nikolla, inspektoi ditën e sotme lagjen e re të Rindërtimit në Rrëshën ku do të ndërtohen 35 banesa individuale 6 pallate dhe 68 apartamente.

Gjatë qëndrimit në Lezhë, Rama iu drejtua një biznesmeni duke i thënë se duhet të punojë nëse do që të shkojë në parajsë.


BATUTAT:

EDI RAMA: Zonat e reja në zhvillim, janë njësoj si resortet turistike që jemi mësuar të shohim. Si zhvillimet e blloqeve rezidenciale. Ato janë për ata që kanë mundësi t’i blejnë, këto janë për ata që s’kanë mundësi. Kjo është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza e rëndë e fatkeqësisë natyrore, shumë më të fortë të gjitha ta që i blejnë. U goditën më shumë të dobëtit. Nëse do të ndiqnim formulën e ndjekur kudo, me kredi të buta, do ishte barrë e madhe për ta. Të gjitha do i marrin falas. Shumë më të lehtësuar, me shtëpi shumë më të mira dhe për fëmijët do jetë kalim në botë tjetër. Në krahasim me atë që ishin para tërmetit, ku të detyruar nga fati.

PËRFAQËSUESI I FIRMËS: Afati është 5 muaj. Nesër lidhim kontratën për pallatet. 6 muaj e kanë. Deri në tetor është gati lagjia e re.

RAMA: Perfekt . Do ta bësh si për shtëpinë tate. S’do i lësh asgjë mangut. Jo se është. Se ju biznesmenët duhet t’i quani, dhurata nga zoti këto mundësi që të lehtësoni shpirtin, që të thoni vërtet fitoni shumë po thoni ja kemi bërë një gjë të mirë. Se për ju të biznesit s’ka vend në parajsë. Puno sot që ta kesh shpirtin në parajsë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në lezhë edi rama në lezhë

Sondazh

Poll