Politike

Ftesa për t’iu bashkuar PS-së! Bozo zbulon takimin me Ramën: Nuk e prisja si propozim, atje mu mbush mendja, nuk e pyet

5 Mars 2021, 08:10 Nga DOSJA
Ftesa për t’iu bashkuar PS-së! Bozo zbulon takimin me

TIRANË– Ftesa e kryeministrit Edi Rama për inxhinieren e njohur Luljeta Bozon, është pranuar nga kjo e fundit. Në një lidhje me ‘Faxnews’, Bozo u shpreh se ftesa për të kandiduar në listat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit ishte e papritur.

Inxhinierja tha se ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm që po i bëhet mirëpo për shkak të moshës hezitoi. Ajo zbuloi se ka bërë një takim me Ramën ditën e djeshme për tu njohur më nga afër me ftesën.

Më tej, Bozo tha se nuk e di ende se ku do të kandidojë.

DEKLARATA:

Ftesa ishte e papritur për mua, ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, kështu që dje patëm një takim me zotin kryeministër, unë hezitova për disa arsye, që lidhet me moshën, pavarësisht se truri punon akoma në rregull.

Jam e qartë në gjërat që kërkoj, nuk e prisja si propozim, duke parë konsideratën që kanë njerëzit për mua, vendosa që ta pranoj. Nuk jam anëtare e asnjë partie, për mua leku nuk është kryesori në jetë, duam që tiu shërbehet njerëzve.

Jo nuk kemi folur se ku do të kandidoj, unë mendova se takimi ishte për pjesën e rindërtimit, kur atje doli dhe ky propozim, nuk e pyeta fare se ku do të kandidojë.

Atje mu mbush mendja që të pranoja për këtë propozim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama luljeta bozo zgjedhjet e 25 prillit 2021 edi rama luljeta bozo zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll