Bota

Ish-kryeministri italian i zhgënjyer nga Mogherini: U pendova që e zgjodha

9 Maj 2019, 09:05 Nga DOSJA
Ish-kryeministri italian i zhgënjyer nga Mogherini: U pendova që e

ITALI– Ish-kryeministri italian, Mateo Renzi është shprehur i zhgënjyer nga ndikimi i Federica Mogherinit në politikën e jashtme.

Madje në librin e tij të sapobotuar me titull “Një tjetër rrugë. Ide për Italinë”, ish-kryeministri shkruan se është penduar që ka propozuar Mogherinin si shefe të diplomacisë dhe sigurisë.

Ai shton më tej se kancelarja Angela Merkel do të ishte personi i duhur për të drejtuar Këshillin dhe punët e jashtme të BE-së, shkruan gazeta italiane “Corriere Della Sera”.

Ndikimi i Federica Mogherinit në politikën e jashtmë europiane ka qenë thuajse zero,”– kështu shkruan Renzi.

Renzi ia propozoi Mogerinin, Presidentit të Komisionit Europian (KE), Zhan Klod Junker në gusht të vitin 2014. Për më pak se një vit, ajo shërbeu si ministre e punëve të Jashtme në qeverinë e Renzit. Ndërsa që prej 1 nëntorit të vitit 205, Mogherini mban postin e komisioneres për punët e jashtme, pozicion për të cilin loboi fuqishëm Renzi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota matteo renzi mogherini renzi i zhgenjyer nga mogherini matteo renzi mogherini renzi i zhgenjyer nga mogherini

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2019, 18:39

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vijuar të akuzojë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, presidentin e Serbisë Aleksandër Vu&ccedi...