Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, automjeti del nga rruga, shoferi hidhet jashtë para rrokullisjes së makinës

4 Mars 2021, 16:59 Nga DOSJA
Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, automjeti del nga rruga, shoferi hidhet

ELBASAN-Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan, ku një automjet si pasojë e qarkullimit me shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në “Përroin e Babjes”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit nuk ka të lëndua sakaq mësohet se shoferi i automjetit, ia ka aritur që të dalë nga makina pak para se të rrokullisej. 

Automjeti sipas dëshmitarë  ka pësuar dëmtime të shumta pasi është rrokullisur të paktën 10 metra poshtë rrugës.

Nxjerrja e automjetit nga shtrati i përroit është bërë me vështirësi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll