Aktualitet

Arrestohen tre shqiptarë në Itali, midis tyre dhe një grua, iu sekuestrohen 5 kg heroinë

4 Mars 2021, 16:48 Nga DOSJA
Arrestohen tre shqiptarë në Itali, midis tyre dhe një grua, iu

ITALI-Policia në Milano ditën e sotme, ka arrestuar 3 shqiptarë, dy burra dhe një grua, të moshës 34 dhe 35 vjeç, pasi iu janë gjetur mbi 5 kilogram heroinë dhe gjysmë kilogram kokainë. Sipas mediave italiane, oficerët e policisë hekurudhore kontrolluan një makinë të dyshimtë, e cilia drejtohej nga shqiptarët, brenda ata gjetën 1 kilogram heroinë.

Më pas, policët kontrolluan shtëpinë nga e cila ishin parë të largoheshin shqiptarët, një apartament i vendosur në Rho (MI), aty ata gjetën e një shqiptarë tjetër. Po ashtu, mësohet se në shtëpi u zbuluan mbi 4 kg heroinë, rreth gjysmë kilogram kokainë, 20,000 mijë euro, peshore, material paketimi dhe telefona celularë të ndryshëm.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë arrestuar dhe akuzohen për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptar ne itali itali arrestohen 3 shqiptar ne itali itali

Sondazh

Poll