Aktualitet

Zhduket 57-vjeçari nga QSUT-ja, nipi tregon ç’kishte veshur herën e fundit që e takuan: Shkoi djali ta takonte në spital,

4 Mars 2021, 16:38 Nga DOSJA
Zhduket 57-vjeçari nga QSUT-ja, nipi tregon ç’kishte veshur

TIRANË– Shpëtim Dervishi, një 57-vjeçar nga Durrësi është zhdukur pa gjurmë nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, mëngjesin e datës 3 mars, dje. Nipi i 57-vjecarit, Adriano Dervishi, ka denoncuar në emisionin “Pa gjurmë” zhdukjen e xhaxhait të tij, teksa ka shpjeguar edhe rrethanat e ngjarjes.

Sipas nipit të tij, Shpëtim Dervishi është shtruar më datë 1 mars në spital, në pavionin e Toksikologjisë pasi kishte probleme të theksuara me alkoolin. Adriano Dervishi shton se xhaxhai i tij ka qenë edhe nën efektin e ilaçeve kur është larguar nga spitali dhe se që nga mëngjesi i djeshëm nuk kanë marrë asnjë informacion për të.

“Një ditë më parë ka ndodhur kur në orën 04:00 të mëngjesit, ai ikur nga spitali, duke qenë edhe nën efektin e ilaçeve. Xhaxhai im kishte probleme të theksuara me alkoolit, por edhe me diabetin. Ne e dërguam me urgjencë në spital, më datë 1 mars. Sot kemi bërë denoncimin në polici. Familjarët kujdeseshin për të, djali i tij ishte kthyer në shtëpi për të marrë disa veshmbathje, por kur ishte shkyar në mëngjes nuk e kishte gjetur në dhomë. Ai e kishte marrë djalin e tij në telefon rreth orës 09:00 po atë mëngjes duke i thënë se kishte dalë nga spitali dhe ishte mirë, por pas kësaj bisede iu fik telefoni. Kemi pyetur, kemi kërkuar kudo, por asgjë nuk kemi mësuar deri tani,”– tregon Dervishi ndër të tjera.

57-vjeçari jetonte me djalin e tij në qytetin e Durrësit, pas divorcit me bashkëshorten 12 vite më parë. Ditën që Shpëtim Dervishi la spitalin kishte të veshur një triko ngjyrë gri, një palë xhinsa dhe një shall në ngjyrë kafe.

2 numrat ku mund të telefononi nëse keni ndonjë informacion për të zhdukurin:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpetim dervishi zhduket shpetim dervishi shpetim dervishi zhduket shpetim dervishi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2021, 12:24

SHKODËR– 111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfi...