Aktualitet

“Presion i madh…”, Skënder Brataj shpjegon arsyet pse u largua Tritan Kalo nga Komiteti: Zgjedhje personale, më vjen keq

4 Mars 2021, 13:14 Nga DOSJA
“Presion i madh…”, Skënder Brataj shpjegon arsyet pse u

TIRANË -Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar largimin e mjekut infeksionit, Tritan Kalo, nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Në në intervistë në ‘Opinion’,  Brataj tha se ky është një vendim personal i mjekut, por shtoi se i vjen keq, edhe pse sipas tij, Shqipëria nuk ka vetëm atë apo Kalon, por edhe plot profesionistë të tjerë. Sipas Bratajt, vendimi për largimin e Kalos ishte zgjedhje personale.

E mora vesh nga mediat dhe nga mesazhi i vetë Prof.Kalos. Zgjedhje personale, por ai kishte shpjeguar disa arsye te statusi i vet, që nga presioni i jashtëm, i brendshëm. Më vjen keq për një profesionist, bashkëpunoja shumë me të dhe do të bashkëpunoj, por besoj është zgjedhje personale. 

Askush s’ka detyruar, as mua dhe as Prof. Kalon, asnjë detyrim, asnjë imponim. Komiteti është një organ këshillues, që s’ka asnjë përfitim, përvec telasheve. Ne shkojmë aty në cdo orë, grumbullohemi, është falas. Vec përgjegjësive, s’ka asgjë tjetër. Për fatin e keq, kemi arritur në periudhën e zgjedhjeve, që ka presione. E keqja është se ka profesionistë mjekë, që janë rreshtuar në politikë, por të mos bëjnë skanerin e mushkërive dhe t’ia japin partisë ta shohë. Më vjen keq për prof. Kalon. Më vjen keq që nuk do vazhdojë të jetë, se është ndër më të mirët, është i kompletuar, por besoj se Shqipëria s’më ka vetëm mua apo Prof. Kalon, ka dhe të tjerë“, u shpreh Brataj.

Ditën e sotme mjeku Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me anë të një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brataj flet per largimin e kalos skender brataj tritan kalo brataj flet per largimin e kalos skender brataj tritan kalo

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2021, 12:24

SHKODËR– 111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfi...