Aktualitet

Sherri për borxhin me shokun, ky është Hansi Jonuzaj, autori i dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit në Vlorë

4 Mars 2021, 14:00 Nga DOSJA
Sherri për borxhin me shokun, ky është Hansi Jonuzaj, autori i

TIRANË– I riu që shihni në foto është Hansi Jonuzaj, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Gjikaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Trans-ballkanike në Vlorë. Shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë një borxh që viktima iu ka pasur autorëve.

Pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi, por pasagjeri në derën e pasme për një moment nuk ka mundur të hipi dhe mjeti është ndalur sërish. Pas rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes dy persona kanë zbritur nga makina, ndërsa shoferi, Jonuzaj ka ikur drejt Pyllit të Sodës, ku dhe është kapur.

Ndërkohë, Hansi Jonuzaj nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, mirëpo është mësuar se ai ka qënë shoferi i makinës. Nga ana e saj, policia vijon kërkimet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve në krim.

Sherri nisi nga telefonata për borxhin! Taulant Gjikaj u ekzekutua nga persona që i njihte, para vrasjes ndodhej në lokal, si i zunë pritë 4 autorët. Policia shoqëron 12 të dyshuar, shpall në kërkim 2 të tjerë

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet taulant gjikaj hansi jonuzaj taulant gjikaj ekzekutohet taulant gjikaj hansi jonuzaj taulant gjikaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2021, 12:24

SHKODËR– 111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfi...